Politike
Gaz Bardhi sulmon ambasadorët: Pjesëmarrja në takimet politike të Ramës, dhunim i ligjit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka cilësuar si shkelje të rëndë pjesëmarrjen e ambasadorëve të Shqipërisë në takimet që po mban kryeministri Edi Rama me diasporën, pasi sipas tij ato janë takime politike.
Lidhur me këtë, Bardhi bëri të ditur se ka udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.
“Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cenuar barazinë e palëve në zgjedhje.