Connect with us

Bota

Gaza, civilët nisin të largohen në masë, ushtria izraelite nis ofensivën

Kryeministri i Izraelit, Benjanim Netanyahu, u zotua se do të shkatërrojë grupin militant palestinez të Hmasit. Netanyahu i bëri këto deklarata gjatë një fjalimi televiziv më 13 tetor. “Ky është vetëm fillimi”, tha Netanyahu. “Ne do ta përfundojmë këtë luftë më të fortë se kurrë. Ne do ta shkatërrojmë Hamasin”, theksoi ai, duke shtuar se Izraeli ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për operacionin. Pas urdhrit të ushtrisë izraelite për evakuimin urgjent të rreth 1.1 milionë banorëve nga veriu i Gazës drejt jugut brenda 24 orëve, civilët kanë nisur të largohen me makina, në këmbë apo me kamionë. Paniku, konfuzioni dhe kaosi mbizotëron në veri të Gazës. “Është kaos, askush nuk e di se çfarë të bëjë,” tha për Associated Press Inas Hamdan, një zyrtar i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. Nebal Farshah një përfaqësues i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, thotë se nuk ka asnjë mënyrë që më shumë se 1 milion njerëz të largohen kaq shpejt.   Shumë mjekë refuzojnë të largohen nga qyteti dhe t’i lënë pacientët në fatin e tyre. Që nga sulmi i përgjakshëm i Hamasit, më 7 tetor, më shumë se 1300 njerëz janë vrarë në Izrael ndërsa 150 janë marrë peng. Në Rripin e Gazës, sulmet masive hakmarrëse izraelite kanë vrarë më shumë se 1500 njerëz. Civilëve u kërkohet të lëvizin nga Wadi Gaza, një lumë i vogël në pjesën jugore të qytetit të Gazës. Ata nuk do të lejohen të kthehen deri në një njoftim tjetër. Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje që ky urdhër të revokohet për të parandaluar transformimin e asaj që është një tragjedi në një fatkeqësi. Por ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan , ka reaguar ashpër. “Përgjigja e OKB-së” ndaj paralajmërimit të Izraelit për banorët e Gazës është “e turpshme”, tha ai, “kanë mbyllur një sy për vite me radhë”. Nga ana tjetër SHBA i kërkoi Izraelit të merrte çdo masë paraprake për të shmangur vrasjen e civilëve ndërsa sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se po punon për të siguruar “zona të sigurta” në Gaza ku prej ditësh është ndaluar furnizimi me karburant, ushqim dhe ujë. Zyra e shtypit e qeverisë së Hamasit në Gaza, nga ana e saj, u bëri thirrje sot banorëve që të injorojnë paralajmërimin e Izraelit për të zhvendosur të gjithë popullsinë. Reuters thotë se një nga gazetarët e saj është vrarë në Libanin jugor. atje ku tashmë dhe Izraeli ka nisur sulmet. Netanyahu premtoi, pas një takimi me Anthony Blinken, të shkatërronte Hamasin , i cili ka qenë në pushtet në enklavën palestineze që nga viti 2007. Që nga e shtuna ai ka hedhur rreth 6,000 bomba, ose gjithsej 4,000 ton eksploziv, në Rripin e Gazës. “Pse; Nuk bëmë asgjë!”, bërtiti një burrë duke mbajtur në duar trupin e të afërmit të tij, të cilin sapo e kishte nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese në një lagje të bombarduar.

Media: Ushtria izraelite, këmbësoria dhe tanket kanë hyrë në Gaza për të kryer bastisje në zona të lokalizuara

Forcat izraelite të mbrojtjes kanë hyrë në Rripin e Gazës me trupa këmbësorie dhe tanke për të kryer “bastisje të lokalizuara” që synojnë pastrimin e zonës nga terroristët dhe identifikimin e vendndodhjes së pengjeve.Kështu shkruan “Times of Israel”, duke saktësuar se ushtarët kanë mbledhur materiale të ndryshme “që mund të ndihmojnë në përpjekjen për gjetjen e të zhdukurve”.

Media gjithashtu pretendon se “një numër terroristësh në zonë” u vranë në bastisje, duke përfshirë një celulë të Hamasit që kishte gjuajtur raketa antitank në drejtim të Izraelit.

Advertisement