Connect with us

Rajon

Gazeta zvicerane: Vuçiçit duhet t’i bëhet e qartë, humbja e Kosovës nuk mund të kompensohet me Bosnjë-Hercegovinën

Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung shkruan se Milorad Dodik kërcënon sërish me separatizëm, por kësaj radhe planet e tij duhet të merren seriozisht, sepse Beogradi kërkon një lloj kompensimi për humbjen e Kosovës.

“Konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës po hyn në fazën e tij përfundimtare,”  – shkruan media zvicerane – dhe “Kriza në Bosnjë-Hercegovinë do t’i përshtatej edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pasi ai mund të paraqitet edhe një herë si garantues i stabilitet dhe ndoshta të shtyjë në kohë sërish njohjen e Kosovës.

“Përveç kësaj, thuhet në artikull, Vuçiçi mund ta ngrejë edhe një herë çështjen serbe: sipas llogaritjes të tij, nëse e humbim Kosovën dhe serbët atje, atëherë duhet të kompensohemi me territorin e serbëve të Bosnjë-Hercegovinës”.

Autori i shkrimit më pas shpjegon, “se kjo ide, konkretisht – shpërbërja e Bosnjë-Hercegovinës, është jashtëzakonisht e rrezikshme.” Zbatimi i kësaj ideje do të çonte ndoshta në luftë. Megjithatë, është e qartë se eksperimente dhe mendime të tilla po gëzojnë edhe një herë njëfarë pranimi tek diplomatët në Perëndim”.

Në fund të komentit, analisti I medias zvicerabe thotë se “Nuk është Bosnjë-Hercegovina në krizë, por Dodiku”. Ai duhet të sanksionohet personalisht. Një ndalim udhëtimi në BE dhe një hetim mbi situatën e tij financiare do të ishte një fillim i arsyeshëm. Edhe Vuçiçit duhet t’i bëhet e qartë: humbja e Kosovës nuk mund të kompensohet në Bosnjë-Hercegovinë”.

 

Advertisement