Aktualitet
Gazetari Artur Zheji ndërroi jetë në Sarandë, si publicisti i njohur u ndje keq gjatë pushimeve

Publicisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në një restorant pranë rrugës “Butrinti”.
Sipas policisë, ai është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt spitalit. Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Infomacion paraprak
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

