Connect with us

Kosova

Gazetari gjerman i FAZ s’përjashton mundësinë për zgjedhje të reja në Kosovë pas një viti

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, ka shkruar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka dalë forca kryesore politike, por megjithatë ai ka humbur shumicën e votave që kishte fituar në vitin 2021.

Martens tha se bisedimet për koalicione me partite e opozites janë të nevojshme dhe se zgjedhjet e reja në vitin 2026 janë të mundshme.

Ai gjithashtu, duke patur parasysh sjelljen e Kurtit ne marredheniet me administratat amerikane dhe deklaratat e emisarit Richard Grenell, nuk ka përjshtuar edhe mundësinë që opozita ne Kosove, duke u perkrahur nga SHBA-së të përpiqet për ta çuar Kurtin në opozitë.

“Nuk mund të bëhen parashikime të besueshme se si mund të shkojnë bisedimet e ardhshme të koalicionit, pasi shumë kombinime janë të mundshme – duke përfshirë mundësinë që partitë opozitare (me mbështetjen e SHBA) të përpiqen të formojnë një koalicion për të përjashtuar Kurtin nga pushteti”, ka deklaruar Martens.

Advertisement