Aktualitet
Gazetari Hoxha këshillon SPAK: Duhet të përqendrohet te korrupsioni i nivelit të lartë!

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me drejtësinë në vend dhe gjendjen aktualite të sistemit të drejtësisë. Hoxha i ftuar në nje emision televiziv është shprehur se SPAK në luftën antikorrupsion ka bërë diferencën.
Ai theksoi se SPAK është ende larg pritshmëritëve, pasi korrupsioni vijon edhe pas 3 mandateve të një subjekti politik që qeveris vendin. Hoxha tha se SPAK duhet të rrisë ritmin e hetimeve dhe të mos harxhojë energji për disa çështje.
“Për sa kohë do të jetë SPAk, do të ketë arrestime të tilla. Një prokuror i SPAK ka të njëjtën mbrojtje si kryeministri. I vetmi ndryshim që bën SPAK-u në krahasim me Krimet e Rënda të dikurshme, është antikorrupsioni, ndërsa për krimet e rënda më shumë po punon me dosjet e ardhura nga jashtë. Nuk infiltron si dikur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjithsesi, SPAK është ende larg pritshmëritëve, pasi korrupsioni vijon edhe pas 3 mandateve të një subjekti politik që qeveris vendin. Pjesa më efektive që duket është lufta kundër krimit të organizuar. Por hetimet nuk janë për aktivitetet që ndodhin sot, por më të hershme. Ne kemi nevojë për hetime aktuale, sepse grupet e vjetra zëvendësohen shpejt. SPAK duhet të rrisë ritmin, duhet mos harxhojë energji për disa cështje, të përqendrohet gjithnjë të korrupsioni i nivelit të lartë.
Pyetja tjetër: apo i ndjek standartet SPAK? Duhet të përmirësohet shumë edhe në këtë rast. Sot psh ishte takimi për strategjinë e grumbullimit dhe përpunimit të plehrave me të njëjtën njerëz që janë akuzuar për inceneratorë, kjo është për të vënë duart në kokë,” tha ai.

