Politike
Gazetari ia thotë troç Nokës: Nuk mbillni shpresë dhe mendoni se do e rrëzoni Ramën me Trump-in
Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur replika mes analistit Neritan Sejamini dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka për opozitën dhe përgatitjet e saj për zgjedhjet.
Sejamini i tha Nokës se opozita nuk mund të justifikohet më dhe se rrëzimi i Edi Ramës nuk varet nga personi që zgjidhet president i SHBA-ve, siç po mendon opozita e entuziazmuar nga zgjedhja e Donald Trump, por varet nga sa opozita frymëzon shqiptarët.
Neritan Sejamini: Beteja juaj është për të frymëzuar shqiptarët. Nuk duhet të justifikoheni. Jeni bërë mjeshtra për justifikime. Mbaroi edhe vula edhe të gjitha. Nuk duhet të gënjeni veten, është gjëja më e thjeshtë në botë të gënjesh veten. Shikoni përpara.
Çdo justifikim është humbje kohe, çdo mesazh i trishtuar është shkurajim i votuesve, duhet të ngrini zemrat dhe shpresat. Ju mund të keni shumë alternativa. Edi Rama rrëzohet vetëm në zgjdhje. Pastaj, janë të ndershme apo të pandershme, ai prapë me zgjedhje rrëzohet. Në çdo rrethanë, kushdo të jetë president në SHBA, ka vetëm një rrugë për opozitën, të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë zgjedhjet, nuk ka rrugë tjetër.
Flamur Noka: Absolutisht askush nuk ka thënë se erdhi Trumpi dhe do të fitojmë ne. agjenda e Soros vdiq dhe për ne është kaq fitore e madhe. Kaq thashë unë. Ju thashë një gjë, a na ka lënë kusht të jemi në këtë axhendë? Na kanë mbajtur në këtë cirkuit. Pse u kthyem në parlament? Është buxheti i shqiptarëve dhe duhet ta demaskojmë. Kemi filluar programin elektoral të PD, nuk do të ketë tallje me pensionistët duke shtuar dy euro pensionin.
Neritan Sejamini: Në Shqipëri ka etje për ndryshim. Ka një tokë pjellore dhe ju nuk mbillni shpresën. Ju nuk frymëzoni, duhet të gjeni frymëzimin. Duhet një vizion si do të jetë Shqipëria sipas PD në 2030. Ti thoni njerëzve që Shqipëria do të jetë ndryshe.
Flamur Noka: Të dalim me slogane dhe jo me premtime?
Neritan Sejamini: Të kuptoni votuesin dhe ta frymëzoni.
Flamur Noka: Pensionistët janë në ditë të zezë, ne themi nuk do të ketë pension nën 200 euro. Nuk do të ketë bursë për studentët nën 200 euro.
Neritan Sejamini: Nuk funksionon kështu.
Flamur Noka: Nuk do të ketë polici nën kthetrat e krimit.
Neritan Sejamini: Nuk është kaq e thjeshtë, po të ishte kështu çdo opozitë do të mundte çdo pushtet. Nuk duhet të thoni çfarë mendoni ju, duhet të kuptoni njerëzit. Ju duhet të kuptoni votuesit. Duke dhënë shifra, premtime, këto janë monotone…