Connect with us

Aktualitet

Gazetari italian ‘alarmohet’ për mafian shqiptare: Është mëi fuqishmi…

Gazetari italian, Roberto Saviano është një figurë e njohur publike për shkak të denoncimeve kurajoze ndaj mafias italiane, ka folur edhe për mafian shqiptare.

Saviano në podcastin “Public Square” të ish ministrit Ditmir Bushatit ka folur për raportet mes mafias shqiptare dhe asaj italiane.

Gazetari i librit “Gamorra” thotë se krimi i organizuar shqiptar është shumë, shumë i shtrirë dhe shumë kompleks dhe marrëdhënia mes mafies shqiptare dhe mafies italiane është një, pasi i cilëson si një “grusht të vetëm”.

“E ndiej të them se vendi ku kriminaliteti shqiptar është shumë më i fortë se gjetkë, është Londra. Mbretëria e Bashkuar është vendi me zgjedhje për grupet kriminale shqiptare dhe aty krimi shqiptar operon në autonomi të plotë”, tha Saviano .

Saviano thekson fort nevojën për të diskutuar për krimin për tu përballur me fenomenin dhe jo për t’ju fshehur debatit publik.

“Ajo që më çudit sa herë që kam të bëj me botën shqiptare, që e dua shumë, apo madje kur shkoj në Shqipëri, është të dëgjoj se për mafien shqiptare flitet shumë më shumë jashtë sesa në Shqipëri. Shumë më shumë jashtë se në Kosovë. Sepse e gjitha kjo, krimi i organizuar kosovar dhe shqiptar si dhe krimi shqiptaro-maqedonas është shumë i fortë. Shqipëria e Madhe nuk u arrit në politikë, por u arrit me krimin. Të gjithë këta elementë, për fat të keq, ceken pak. Mjafton të shohësh publikimet mbi mafien shqiptare. Janë shumë të pakta”, theksoi gazetari italian.

Ai foli edhe fillimin e anëtarësimit të shqiptarëve në organizata kriminale Italiane.

“Deri në vitet e -90 dhe ndoshta edhe më tutje, do të thosha deri në vitin 2000, ishte e pamundur të hyje në ‘Cosa Nostra America’ pa pasur gjak italian nga të dy prindërit. Më pas filluan të anëtarësojnë mafiozë apo burra të fjalës e që për ‘kodin e nderit’ edhe vdesin edhe vetëm duke pasur nënën italiane. Më pas filluan të anëtarësojnë edhe duke pasur vetëm babanë italian dhe tani pranojnë në organizatë edhe shqiptarë’, tha ai.

Sipas Savianos, shqiptarët tregtojnë armë në sasi shumë të madhe.

“Evolucioni i mafias shqiptare, i detyrohet shumë trafikut të armëve, gjë që, për shembull nuk e ka ndikuar shumë për përftyrimin e vet shqiptarëve, ndikon trafiku i prostitucionit, vjedhjet në shtëpi, ndikon shpërndarja e lëndëve narkotike në rrugë. Të gjitha gjërat që organizatat shqiptare nuk i bëjnë më. Po një lloj aktiviteti të prostitucion vazhdojnë ta bëjnë por gjithnjë e më shumë duke e deleguar, tani marrin para nga të tjera që i organizojnë. Vjedhjet në shtëpi janë zero”, ka thënë ai.

Advertisement