Kosova
Gazetari serb: Edi Rama është lider i politikës në Ballkan, Kurti lojë me Vuçiçin
Gazetari serb nga Kosova, Branislav Krstiq, ka komentuar figurën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë një debati në emisionin ‘Politiko’ ku është folur për organizimin e kampionatit Evropian për U21 nga Shqipëria dhe Serbia, Kërstiq e ka vlerësuar lartë Ramën duke e cilesuar “lideri i politikës në Ballkan”.
“Rama është për mua lideri i politikës në Ballkan. Më siguri më shumë se Vuçiqi, dhe kur e them kete jam tepër serioz” – ka thënë Kërstiq, sipas te cilit “lënia e serbëve të Kosovës nën mëshirën e Qeverisë së Kosovës është pjesë e marrëveshjes që Vuçiç ka pranuar në dialog”.
Krstiq tregoi se Beogradi zyrtar po e ndihmon Kurtin duke organizuar protesta në Zveçan, duke i dhënë kështu kryeministrit “justifikim për arrestimet e ardhshme”.
Ai duke e elaboruar “skenarin”, tha se Lista Srpska me urdhër të Beogradit pasivizohet, ndërsa aktivistët jo qeveritare dalin dhe ‘luftojnë’ me Kurtin.
“Është një fiasko e plotë dhe një truk klasik ose, siç thonë njerëzit këtu, një tradhti ndaj interesave të serbëve të Kosovës” – theksoi gazetari Krstiç duke shtuar se gjithcka që ka ndodhur në dy vitet e fundit në veri nuk është meritë e kryeministrit Albin Kurti, por realizimi i marrëveshjeve të arritura dhe të nënshkruara nga Vuçiç dhe Daçiç, sot dhe dje.
Sipas Krstiç, presidenti serb ka përmbushur thuajse gjithçka që është marrë vesh në Bruksel dhe Ohër, dhe tani gjithçka është në dorën e kryeministrit të Kosovës, i cili thotë se është ‘I detyruar me marrëveshje ndërkombëtare të zbatojë formimin e Asociacionit”.