Connect with us

Rajon

Gazetari serb skanon histerinë…/ Varret masive në frigoriferët e Serbisë

Gazetari i pavarur serb, Nikolla Krstiq shkruan se ndaj aktivistes për të drejtat e Njëriut Sofija Todorović ka shpërthyer një histeri kolektive pas deklaratës së saj se Kosova duhet të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjakrat e shumëkujt u ndezën për t’i shpjeguar Todoroviçit se Kosova nuk do të jetë kurrë pjesë e Kombeve të Bashkuara, pasi kjo është e pamundur, sepse është, siç thonë në pazar, zemra e Serbisë. Dhe zemra e Serbisë, dihet, është e pamundur të ndahet nga truri i thartuar” – shkruan Krstiq duke theksuar se sipas tij, kjo grua shkaktoi një “cunami shekullor për të na hapur sytë dhe për të treguar se lufta në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 1999 nuk ishte vetëm një konflikt i armatosur midis ushtrisë dhe gueriljes, por ishte shkatërrim i planifikuar i popullit shqiptar”

“Nuk ishte një fushë beteje, por një shpellë e madhe për kryerjen e mizorisë dhe mizorive. Ajo shpellë më vonë u bë një varr masiv i madh që duhej të fshihej në frigoriferë në të gjithë Serbinë” – shkruan gazetari i pavarur serb, I cili thekson se  “Këto krime nuk janë vetëm momente të shëmtuara dhe të izoluara në historinë e Serbisë, por janë shprehje e çoroditur e rënies së thellë të moralit njerëzor. Pasojat e gjithë kësaj i ndjejmë edhe sot, pasi nga kriminelët e luftës I bëmë heronj dhe krimet e luftës, akte heroike.

Advertisement