Connect with us

Kosova

Gazetari serb zbulon dorën e Putinit në sulmin terrorist në Banjskë

“Kanë kaluar disa ditë nga përballja me armë zjarri mes pjesëtarëve të policisë së Kosovës dhe serbëve të armatosur pranë manastirit të Banjskës, dhe numri i pyetjeve që ka hapur kjo lojë tronditëse sa vjen e shtohet” – Kështu shkruan gazetari serb Momçilo Gjurđić.  Sipas tij, “Nëse i anashkalojmë bla bla-të nga të dyja anët, ku Prishtina akuzon Beogradin dhe Beogradi shenjestron Albin Kurtin, tani jemi në pritje që gjeneralët-analistët serb në pension, si zakonisht do të akuzojë shërbimet e inteligjencës perëndimore për konfliktin. Por edhe nëse vërtetohet ose të paktën besohet se Beogradi nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me incidentin tragjik në Banjskë, dhjetë vite të vështira do hidhen si mbetje nga dritarja në pak orë, në një kohë kur aksionet e Prishtinës në bursën diplomatike amerikane ishin në pikën më të ulët që nga viti 1999, ndërsa aksionet e Beogradit, sado të ulëta qofshin, janë ende në nivelin më të lartë për të njëjtën periudhë. Është me të vërtetë e vështirë të besohet se Beogradi, i cili ka bërë kaq shumë gabime dhe dështime strategjike në 35 vitet e fundit, do ta plagoste veten sërish në këmbë dhe do vihej në pozitën më të vështirë politike të shekullit të 21-të”Momçilo Gjurđić thekson se ketu hynë në lojë Rusia. Teksa kundërofensiva e Ukrainës ka filluar të japë fryte, me rënien e Nagorno-Karabakut dhe ndjenjat e forta anti-ruse jo vetëm në Armeni, por edhe në Gjeorgji, Moska do të përdorte Kosovën dhe Republikën Srpska për të hapur vatra të reja të krizës dhe kështu “të zgjerojë lojën” e nisur. “Shenjat e këqija në qiellin mbi Moskë, sipas logjikës së gjërave, imponon aktivizimin prej saj te operacioneve hibride kudo që të jetë e mundur, sepse vendet dhe mundësitë sa vijnë dhe po i pakësohen. Nëse amerikanët e mbyllin lojën në Ballkan dhe e hapin atë në Kaukazin e Jugut, pozicioni strategjik i Rusisë do të jetë shumë më i vështirë sesa sot. E vetmja gjë për të cilën mund të shpresojmë, larg zhurmës dhe shkëmbimit të ndërsjellë të akuzave nga politikanët dhe mediat serbe dhe kosovare, është që, si në të kaluarën, të mos ketë probleme lufte, pasi ishim deshmitarë se ku e çoi Serbinë, pranvera e vitit 1992” – shkruan gazetari serb, Momçilo Gjurđić

Advertisement