Aktualitet
Gazetari: Si vdiq ish-ambasadori Tepshi, pasi piu kafe afër LSI-së
Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për dosjen ÇEZ-DIA, edhe akuzat që rëndojnë ndaj Ilir Metës.
Doçi foli edhe për vdekjen e dyshimtë të ish-ambasadorit shqiptar në Çeki, Qazim Tepshi, protagonist dhe organizator i takimeve që bënte Meta me palëm çeke dhe përfaqësues të CEZ-it në Pragë.
“Gjatë takimeve që bënte Meta në Çeki si ministër i Jashtëm dhe pastaj si ministër i Ekonomisë bëri edhe negocionte për të realizuar marrëveshjen midis CEZ-it dhe DIA-s. Pra ka prova pafund që tregojnë ndërhyrjen e Metës në lidhjen e kësaj marrëveshjeje.
Kemi edhe vdekjen e dyshimtë të ambasadorit Qazim Tepshi, i cili sipas një dëshmitari dhe denoncuesit të kësaj aferë ndërroi jetë pasi piu një kafe pranë selisë së LSI-së. Nuk ka prova për këtë gjë.
Por themi që Tepshi ka qenë protagonist dhe organizator i takimeve që bënte Meta me palën çeke dhe përfaqësues të CEZ-it në Pragë, edhe gjithnjë kishte me vete Kastriot Ismailajn. Pra është shumë e qartë skema”, tha gazetari.