Pinknews
Gazetarja: Kiarës i qesh shpirti kur është larg Luizit
Kriza mes Luizit dhe Kiarës po komentohet shumë në rrjetet sociale. Dalina Buzi, me anë të një postimi në Instagram, thekson se është më mirë që çifti të ndahen sesa të përjetojnë këtë marrëdhënie “të semurë”.
“Kiara është në vitin e 18 të martesës dhe ka kuptuar se nuk ka rrugëdalje nga situata. Kur vjen në shtëpi nuk e duron dot burrin e vet, kur del jashtë është njeriu më i lumtur.
Ajo pa ndjenja nuk është ka diçka. Por pa se Luizi merr gjithnjë drona. Është popullor dhe unë do ta mbaj. Do ta shfrytëzoj këtë gjë.
Kiara është shumë e hapur ndaj ndikimeve. Njerëzit kur duan një njeri shumë sidomos në fillim, u erret pak syri dhe nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Kurse Kiara është shumë e hapur të dëgjojë. Kjo do të thotë se është e pavendosur me atë çfarë ka. Ka një paqëndrueshmëri.
Luizi nga ana tjetër. Unë gjithmonë kam dyshime nëse është mjeshtër i asaj loje apo ka edhe ndjenja për këtë gocë. Të kujton edhe këto lidhjet që çunat thonë direkt “këtë e kam për grua unë”. Por, Luizi po tregohet më i qartë me Kiarën. Gjatë gjithë kohës ka treguar besnikëri. Kurse Kiara thotë “Unë jam e dashura jote, po s’jam e dashura jote”. E keni vënë re si qesh ajo kur del jashtë? Kur është me njerëz të tjerë asaj i qesh shpirti. Edhe Luizi e lë pak ta shkelë.” shprehet Dalina.