Aktualitet
Gazetri britanik: Numri i shqiptarëve që vijnë me gomone në Angli ka rënë
Numri i shqiptarëve që niset drejt Anglisë me gomone ka rënë ndjeshëm. Të dhënat i ka publikuar revista britanike The Spectator, shihet që mbërritjet e shqiptarëve në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë rënë në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2022.
Këtë rënie të numrit të shqiptarëve që kanë ikur në Angli me gomone, e ka komentuar dhe gazetari britanik Fraser Nelson. Me anë të një postimi në Twitter, Nelson shkruan se kapjet e shqiptarëve dhe deportimit të tyre drejt Shqipërisë kanë bërë që shifrat të ulen.
Postimi i Plotë:
Rënie e madhe e mbërritjeve nga Shqipëria (e cila dikur përbënte pothuajse gjysmën e mbërritjeve me varka të vogla) pas marrëveshjes së deportimit. Fluturimet me të dëbuar tani nisen çdo javë për në Shqipëri, duke ulur nxitjen për të paguar 3000 £ për trafikantët e njerëzve për kalimin me varka të vogla.
Huge drop in arrivals from Albania (which once made up almost half of small-boat arrivals) after deportation deal agreed.
Flights with deportees now leave weekly for Albania, eroding incentive to pay £3,000 to people traffickers for small-boat crossing.
More on Spectator data… pic.twitter.com/vJk5uqD7Tn
— Fraser Nelson (@FraserNelson) April 5, 2023