Politike
Gazment Bardhi nis fushatën me Flamur Nokën: Nuk duhet ta shpallim fitoren që sot, ju flas në emër të Berishës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi the se Shqipëria kishte nevojë për të patur një PD të bashkuar. Nga Burreli, Bardhi tha se PD ka kaluar një periudhë të vështirë.
Ai u shpreh i bindur se do ia dalin në rrugëtimin e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme, për të kurrorëzuar edhe fitoren.
Megjithatë – tha Bardhi- përpara në pret një vit i vështirë dhe shumë punë. Ai i bëri thirrje të gjithë demokratëve për t’u bashkuar deri në fitoren e 2025.
Nuk do duhet ta shpallin fitoren që sot, na pret një vit i vështirë përpara, një vit me punë. Ne duam t’ju kemi ju në krah, ashtu sikurse ju siguroj në emër të PD që ne do na keni në krah, edhe në emër të Sali Berishës.
Kush thotë që Rama nuk mundet e ka shumë gabim. Të gjithë ne bashkë dhe shumë më shumë jashtë kësaj salle që janë me zemër dhe mendje te ne do ja dalim që në 2025 të sjellim atë ndryshim që nuk e realizuam dot para 4 vitesh”, tha Gazment Bardhi krah Flamur Nokës.
Sipas tij, demokratët nuk njohin kthim pas, por vetëm të ecin drejt synimit që kërkon çdo shqiptar.
“Edi Rama ka vetëm një rrugë, të ngrihemi dhe ta detyrojmë të gjunjëzohet, të ngrihemi dhe ta detyrojmë që të lëshojë vendin dhe ti hapë rrugë një procesi të ndershëm demokratik zgjedhor, ti hapë rrugë votës së lirë. Që të ndodhë kjo duhet qeveri teknike. Ky është mision ynë, misioni i çdo demokrati dhe ne këtë mision ne nuk do ndalemi, ne këtë mision do ta arrijmë.
Ne nuk njohim kthim pas, njohim vetëm një rrugë të ecim drejt synimit që kërkon sot çdo shqiptar, Shqipëria e lirë, Shqipëria e zgjedhjeve të lira dhe Shqipëria në Evropë dhe këtë do ta arrijë PD dhe Sali Berisha”, tha Flamur Noka.

