Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Genc Pollo: Rama mund të arrestojë edhe Sali Berishën

Genc Pollok a bërë një shkrim tip opinion për arrestimin e Fredi Belerit. Arrestim, që si të gjithë në “Foltore”, e konsideron skandal. Madje arrin deri aty sa e quant ë burgosur politik. Sipas Pollos, Edi Rama nesër mund të arrestojë edhe kandidatin për kryeministër të opozitës.

“Në të vërtetë, nëse Rama, pa hasur probleme, mund t’a arrestojë Belerin e t’a shkarkojë si kryetar bashkie, asgjë nuk do ta pengojë atë të përsërisë të njëjtin truk me kandidatin për kryeministër të opozitës në zgjedhjet parlamentaretë radhës nëse ky i fundit do të kryesojë në sondazhe.

Prandaj precedenti Beleri meriton më shumë vëmendje dhe angazhim se sa ka marrë deri sot. Dhe në protestën e himariotëve pro kryebashkiakut të tyre nuk lipsej të mungonin titullarët e opozitës politike”, shkruan Pollo.

Shkrimi i plotë i Pollos

Përkufizimi standard i të burgosurit politik është “Dikush që e burgosin për veprimtarinë e tij politike. Veprimtaria politike nuk është gjithmonë arsyeja zyrtare e burgosjes”. Me këtë përkufizim  Shqipëria sot e ka një të tillë.

Fredi Belerin, i cili në maj të këtij viti kandidoi për kryebashkiak të Himarës i mbështetur nga opozita, i përshtatet shumë mirë këtij përkufizimi. Mediat janë plot me deklarata e replika të qeveritarëve grekë e shqiptarë që përmendin emrin e tij.

Megjithatë, paraqitja mediatike e rastit Beleri si një çështje dypalëshe shqiptaro-greke është keqorientuese: çështja Beleri është një problem serioz i të drejtave themelore të njeriut (habeas corpus), i shtetit të së drejtës dhe i demokracisë për Shqipërinë. Pavarësisht nëse për të interesohet ose nuk interesohet Greqia apo Bashkimi Evropian.

Beleri ishte si kandidati sfidues i kryebashkiakut socialist dhe kryesonte qaratazi në sondazhet e opinionit në Himarës. Kjo ishte mesa duket arsyeja pse Edi Rama e sulmoi atë personalisht dhe vrazhdë, si asnjë kandidat tjetër të opozitës. Megjithatë Beleri vazhdoi të kryesonte dhe përfundimisht e fitoi garën. Ai mësoi për fitoren e tij në një qeli burgu.

Beleri u arrestua me akuzën e blerjes së votës. Në dekadën e fundit, blerja e votave është kthyer në një gangrenë në zgjedhjet shqiptare dhe në një shqetësim të vazhdueshëm sipas raporteve ndërkombëtare të monitorimit ndërkombëtar të OSBE-së. E vërteta është se blerja e votave është një specialitet i partisë në pushtet për shkak të parave të publike të grumbulluara  dhe të ardhurave nga kriminaliteti.  Opozita është margjinalizuar, madje edhe e privuar nga instrumentat  ligjore rutinë (financimi i fushatës dhe përfaqësimi në administrimin e votimit) përmes marifeteve administrative.

Megjithatë, asnjë kandidat i partisë në pushtet nuk është hetuar aq më pak të arrestuar apo paditur për akuza të tilla.

Arrestimi i Belerit ndodhi mbasi policia pajtoi një person me preçedentë penalë i cili i premtoi se do të gozhdonte Belerin për blerje votash (policia nuk e përdori  një teknikë të tillë për kandidatë të tjerë, pavarësisht provave të shumta). Aktakuza e paraqitur nuk tregon asnjë ndërveprim mes Belerit dhe “personit të infiltruar”.

I gjithë procesi policor/prokuror/gjyqësor është shenjuar nga shkelje të Procedurës Penale. Beleri ndodhet ende në paraburgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, që pati një takim me të infiltruarin policor është lënë i lirë. Sipas ligjit, Beleri duhet të bëjë betimin për kryetar bashkie brenda tre muajve nga zgjedhjet. Ai nuk mund ta bëjë këtë ndërsa është në burg dhe gjykimi në themel i çështjes mund të zgjasë më shumë se një vit. Rama duket se synon anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Himarë.

Duhet të ketë një arsye pse Rama u investua personalisht në një sjellje kaq të rrezikshme duke shkelur normat ligjore dhe demokratike që ai nuk i kishte shkelur ende (dmth. arrestimin e kandidatëve të opozitës gjatë fushatës). Shpjegimi i qartë është qasja e babëzitur ndaj zhvillimit të bregdetit të detit Jon me Himarën që administron pjesën më të lakmuar të tij.

Një grup oligarkësh rreth Ramës e kanë ndarë mendjen për të rrëmbyer tokën (plazhet dhe shpatet e kodrave) që i përket normalisht  banorëve vendas për të zhvilluar resorte turistike. Ata përdorin agjencitë shtetërore për të detyruar pronarët të shesin trojet për një kafshatë goje. Ka pasur raste të rrëmbimit të tokës përmes zyrtarëve të kadastrës duke falsifikuar dokumentet e pronësisë.

Ministrja e Jashtme e Ramës është kapur në një skandal (korrupsion ose  konflikt interesi) teksa ka përdorur burimet shtetërore për të favorizuar investimet e familjes në një hotel në Himarë. Ndërkohë që shumica parlamentare po bllokon hetimin e opozitës dhe po injoron vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Beleri ishte zotuar vazhdimisht se do të përdorte pushtetin e kryebashkiakut për të penguar praktika të tilla grabitqare dhe korruptive. Duke pasur parasysh kompetencat bashkiake në planifikimin urban, ai do të kishte kompetenca dhe mjete për t’a  mbajtur këtë premtim. Kryebashkiaku socialist përkundrazi i ka përmbushur përherë dëshirat e qeverisë Rama dhe oligarkëve të ndryshëm.

Duke qenë se Beleri është me shtetësi të dyfishtë, ka pasur protesta sistematike greke duke filluar me kryeministrin Mitsotakis që nga dita e arrestimit të tij. Kjo ka bërë të mundur që Rama të gjegjet me tirada “patriotike” kundër “ndërhyrjes greke”. Megjithatë, përpara fushatës lokale, Mitsotakis vizitoi bashkitë e minoritetit grek në Shqipërinë e Jugut i shoqëruar vetëm nga Rama dhe zyrtarë socialistë. Kjo përkrahje mori “shpërblimin e merituar” duke arrestuar Belerin.

Parlamenti Evropian më 11 korrik 2023, në rezolutën e miratuar me konsensus për Shqipërinë: “…shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë Himarë, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve bashkiake të majit; ky arrestim cënon prezumimin e pafajësisë dhe parandalon kryebashkiakun e zgjedhur që të marrë ofiqin pasi ai mbetet i burgosur edhe sot e kësaj dite; nënvizon se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e zvarritur të pronave … në zonën e bashkisë dhe me akuzat për interferenca nga shteti”.

Komisioni Evropian ka heshtur deri më tani për këtë çështje, përveçse ka thënë se po monitorojnë çështjen gjyqësore. Nënkryetari i tij Margaritis Schinas ka bërë deklarata të mprehta, por ato duket se janë në linjë me njoftimet për shtyp të zyrtarëve të tjerë grekë. Megjithatë, Komisioni ka shprehur shqetësim për raste të ngjashme në vende të largëta që nuk janë (nuk mund të jenë) kandidatë për në BE. Në qasjen e tyre formaliste, ata nuk duhet të flasin për një çështje gjyqësore në një shtet kandidat deri në një vendim përfundimtar. Që presupozon një gjyqësor që funksionon normalisht. Kjo përshtatet në narrativën e Komisionit për “progresin e vazhdueshëm” të Shqipërisë si vend kandidat, pavarësisht shkëputjes së kësaj narrative nga realiteti.

Çështja Beleri do të jetë një letër lakmusi. Jo thjesht për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë apo për avancimin e saj drejt Bashkimit Europian, por kjo çështje do të testojë shkallën e tolerimit të arbitraritetit nga një sundimtar autoritar që ka përqendruar dhe personalizuar pushtetin qeveritar.

Në të vërtetë, nëse Rama, pa hasur probleme, mund t’a arrestojë Belerin e t’a shkarkojë si kryetar bashkie, asgjë nuk do ta pengojë atë të përsërisë të njëjtin truk me kandidatin për kryeministër të opozitës në zgjedhjet parlamentaretë radhës nëse ky i fundit do të kryesojë në sondazhe.

Prandaj precedenti Beleri meriton më shumë vëmendje dhe angazhim se sa ka marrë deri sot. Dhe në protestën e himariotëve pro kryebashkiakut të tyre nuk lipsej të mungonin titullarët e opozitës politike.

LAJMI I FUNDIT

Qarkullonin me armë zjarri në mjet, arrestohet drejtuesi dhe pasagjeri

Dy të rinj janë arrestuar në Vlorë pasi qarkullonin me armë zjarri në makinë. ‘Vlorë/Kontrolle të befasishme, bazuar në inteligjencën policore, vijojnë të kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që mbajnë armë, pa leje. Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 3”.

Lëviznin me armë zjarri pistoletë, në automjet, arrestohen drejtuesi dhe pasagjeri. Ky i fundit, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Murat Tërbaçi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 3”, për kapjen e tyre.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin J. G. dhe pasagjer shtetasin E. A., ku gjatë kontrollit gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit J. G., 27 vjeç dhe E. A., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak, së bashku me automjetin dhe 2 celularë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Continue Reading

Aktualitet

Ministri Balla takim në Mbretërinë e Bashkuar me homologun Cleverly, çfarë diskutuan palët

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po zhvillon një vizitë në Britaninë e Madhe ku janë parashikuar takime me zyrtarë të lartë britanikë, mes të cilëve edhe homologun James Cleverly.

Së pari, ai bashkë-drejtoi me Ministrin për Migracionin, Robert Jenrick takimin e radhës së Komitetit të Përbashkët Mbikqyrës (KPM), në kuadër të Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Jashtëligjshëm (TFPM), ku u vlerësuan rezultatet domethënëse me më shumë se 90% ulje të emigracionit të paligjshëm.

Një vit më parë kryeministrat Rama dhe Sunak ranë dakord të thellohet bashkëpunimi në tri fusha me interes të përbashkët, për çështjet e sigurisë dhe punët e brendshme, rritja ekonomike dhe investimet, si dhe inovacioni, rinia e arsimi.

Ministri Balla vuri në dukje se rezultatet janë të prekshme, falë këtij bashkëpunimi.

“Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, nënvizoi ministri.

“Sot jemi këtu për të bërë një bilanc të vlerësimit tonë të përbashkët se ku jemi me pjesën që lidhet me punët e brendshme në luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Mund të themi se rezultatet deri tani janë mbresëlënëse, edhe partnerët britanikë e pranojnë faktin se çështja e emigracionit të paligjshëm të qytetarëve shqiptarë përmes kalimit të Kanalit nuk ekziston më.

Hapi i radhës që duhet të nxisim të dyja palët është emigracioni i ligjshëm. Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur në Britani përmes punësimit të përkohshëm të gjithë janë kthyer brenda afatit.

Përmes bashkëpunimit të shkëlqyer dhe operativ kemi arritur tashmë rezultate mbresëlënëse në luftën kundër krimit dhe për ndalimin dhe goditjen e migracionit të paligjshëm”, u shpreh Balla.

Continue Reading

Aktualitet

Mirëqeverisja në pikëpyetje/ Raporti i BERZH fundos Shqipërinë! Ia kalon edhe Kosova

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në raportin e fundit të tranzicionit, vlerëson negativisht Shqipërinë në kapitullin e “mirë-qeverisjes”. Raporti thekson se përkeqësim i dukshme vërehet në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara në Raport, për vitin 2023 për treguesin e mirëqeverisjes, BERZH e klasifikon Shqipërinë me 4.71 pikë nga 10 të mundshmet. I vetmi vend që Shqipëria lë pas është Bosnje-Hercegovina e cila ka marrë 4.09 pikë.

Në vlerësimet e BERZH Kosova renditet më sipër Shqipërisë, me 4.85 pikë. Raporti pasqyron rënie të Shqipërisë në kapitullin e “mirë-qeverisjes” vit pas viti. Kështu në vitin 2016 Shqipëria vlerësohej me 5.28 pikë dhe në vitin 2022 me 4.74 pikë.

Në vend të parë për qeverisjen e mirë në vitin 2023 në rajon rezulton Mali i Zi me 6.34 pikë, ndërsa pas tij renditen Rumania, Bullgaria Serbia, Greqia.

 

 

Continue Reading

Aktualitet

Loja “kukafshehti” me policinë dështon keq, përfundon në pranga shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke

Një 36-vjeçar nga Shqipëria, i cili për autoritetet greke njihej me tre emra të ndryshëm dhe kishte arritur t’i ikte policisë pas një ndjekjeje episodike, është arrestuar. 36-vjeçari është kapur rastësisht gjatë një kontrolli nga ekipi i DI.AS. në Selanik.

Sipas protothema.gr, i dyshuari ka tentuar të arratiset edhe këtë herë, por policët e ekipit të DI.AS. kanë arritur ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë pas një shkurreje ku tentoi të fshihej pas ndjekjes.

Shqiptari u paraqit në Gjykatën Penale Treanëtare të Selanikut dhe u dënua me 18 muaj burg, për rastin në të cilin u arrestua, me akuzën e rezistencës dhe mosbindjes.

Gjykata vendosi që dënimi i tij të mos ketë forcë frenuese pasi i akuzuari ka trazuar disa herë drejtësinë dhe kështu është dërguar në burg.

Continue Reading

LAJMI I FUNDIT

S’kam siguri fizike/ Diplomati i Kosovës paralajmëron Serbinë

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka thënë se Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe ka ndaluar së ofruari siguri fizike për të si diplomat. “Dëshiroj ta ndaj edhe publikisht lajmin, që në shkelje flagrante të marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka ndaluar së ofruari siguri fizike 24/7 për mua si zyrtar/diplomat, dhe po ashtu nuk ofron as siguri mobile. Pavarësisht ankesave dhe kërkesave kjo praktikë po vazhdon. Çfarëdo që mund të më ndodh gjatë shërbimit tim në Serbi – mes tjerash – është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Serbisë!” – ka shkruar Haxholli në Facebook. Këtë veprim të shtetit serb, ai e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm, dhe shtoi se nuk është “i mbrojtur as i mbuluar nga Marrëveshja e Brukselit si instrument ndërkombëtar”. “Sigurisht që Serbisë nuk i konvenon prezenca diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjes për njohje de facto” – u shpreh diplomati Sidoqoftë, theksoi Haxholli, “kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING