Connect with us

Kosova

Gërvishtet aty ku i kruhet, analistët pamëshirë për fjalimin e Vuçiç

“Deklarata të shumta burojnë nga gënjeshtra e kahershme se Serbia nuk ka shkuar kurrë në luftë dhe as nuk ka udhëhequr kurrë luftëra pushtuese” – keshtu janë shprehur bashkëbiseduesit e medias serbe ‘Danas’, duke komentuar fjalët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë Parlamentit të mbarëserb, se “Ndaj popullit serb u bënë krime të tmerrshme dhe të shumta, dhe se ne për agresorët ishim dëm kolateral”.

Në Sheshin e Republikës , të shtunën, më 8 qershor, në Parlamentin e parë gjithëserb “Një komb, një parlament, Serbia dhe Srpska”,  Vuçiç tha se po jetojmë në kohë të vështira.

“Po jetojmë në kohë të vështira, jo për fajin tonë. Nuk ishim ne qe i filluam luftërat në botë, por disa të tjerë i filluan. Ne ishim dëm kolateral dhe sot mund ta kuptojmë më mirë se të tjerët se sa e rëndësishme është liria dhe pavarësia e vendit” – pati theksuar presidenti serb.

Nikola Krstiç me profesion gazetar, ne lidhje me kete u shpreh se Vuçiç nuk është as i pari dhe as i fundit që fsheh të kaluarën kriminale të luftës së Serbisë.

“Në fakt gjërat janë shumë të qarta dhe të dhimbshme: shteti i Serbisë është më përgjegjësi për luftërat që ndodhën gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Ishte ajo që pati projektuar, organizuar dhe koordinuar të gjitha krimet kundër kroatëve, boshnjakëve, shqiptarëve, por edhe qytetarëve të tjerë të papërshtatshëm të atij vendi” – deklaroi Krstiç.

Sipas tij, Sllobodan Milloshevici, ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe kamarillat e tij në pozicionet më të larta, nisën një tajfun lufte që shkatërroi gjithçka përballë tyre. Pikërisht për shkak të projektit të tillë megaloman për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet, ne ende nuk mund të qetësohemi dhe të vijmë në vete, por vazhdojmë të zhytemi në atë gjak si derrat në baltë” –  theksoi gazetari serb.

Nga ana tjetër, Aida orović , aktiviste për të drejtat e njeriut, tha se nuk mund të thuhet asgjë tjetër për deklaratën e Vuçiçit, përveçse të citohet një fjalë e urtë e vjetër popullore: Të gjithë gërvishten aty ku iu kruhet.

“Vuçic e di shumë mirë se çfarë ka bërë dhe ku ka qenë në vitet 90’ dhe shumë prej nesh e dinë për fatkeqësitë qe ai mbolli, kështu që të gjitha ato që ai hedh ne ajër dhe flet marrëzi janë kot” – deklaroi Ćorović duke shtuar se Vucic është bashkëpunëtor në krimet e luftës, ka qenë pjesë e një bande kriminale dhe një plani kriminal, dhe për fat të mirë ka mjaft artefakte që e vërtetojnë qartë këtë.

“Pra, ai mund të gënjejë dhe të rrotullohet per kënaqësinë e tij dhe mund të bindë elektoratin di edhe të gënjejë veten, por nuk mund ta fshehë të vërtetën,”  – theksoi Ćorović

Për Sofija Todoroviçin, drejtoreshën e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, deklarata te tilla janë bërë rregull në hapësirën politike serbe, aq më tepër që nuk thuhet se kush janë këta “të tjerët”.

“Bisedat që fillojnë në këtë mënyrë zakonisht nuk çojnë askund dhe nuk synojnë një bisedë thelbësore për të kaluarën që i nevojitet te gjithë rajonit,”  – deklaroi  Todoroviç duke shtuar se deklarata te tilla përdoren me sukses për të mbuluar të verteten. Kjo është mënyra se si ne e trajtojmë përgjegjësinë që i takon “anës sonë” me genjeshtra te tilla se “krime të shumta të huaja u kryen kundër popullit tonë dhe se ne ishim kolateral për agresorët, sic edhe theksoi Vucic ne kuvendin gjitheserb, kjo eshte per te ardhur keq”

 

Advertisement