Connect with us

Pinknews

Giorgio Armani: Është shumë e vështirë

Stilisti italian Giorgio Armani, ka dhënë së fundmi një intervistë për CNN, ku ka folur për veten dhe moshën.

Giorgio Armani: Kur zgjohem në mëngjes dhe kujtohem që jam 88

“Duhet të harroj që jam 88 vjeç, përndryshe ka mbaruar. Duhet të provoj sikur kam filluar sot dhe ky është një problem sepse kur zgjohem në mëngjes, jam 88 vjeç, gjë që është shumë e vështirë.

Nuk jam plotësisht i kënaqur, sepse dua që puna ime aktuale të vlerësohet, të mos ketë çmim për atë që kam bërë. Kjo është ajo që më zgjon çdo mëngjes.

Unë ende duhet të testoj veten. Kurrë në jetë nuk kam ëndërruar kaq shumë, dy-tri ëndrra në një natë. Ndonjëherë ëndërroj të bëj një sfilatë të bukur mode dhe kur zgjohem, jam shumë i zemëruar sepse ishte vetëm një ëndërr”, u shpreh Giorgio.

Advertisement