Aktualitet
E pezulluan por…’Gjarpri’ rikthehet në detyrë
Pas shkarkimit të bujshëm për deklaratat fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve të kronikës së zezë, është rikthyer në detyrë policja Anisa Kostani.
Mësohet se Kostani është rikthyer të premten në detyrën e saj të mëparshme si nënkomisare, pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit.
Kujtojmë se vendimi për pezullimin e saj nga detyra erdhi më 19 gusht të këtij viti, pasi policja seksi publikoi një status në rrjetet sociale ku kërcënonte dhe ofendonte gazetarët e kronikës së zezë, në lidhje me raportimin e ngjarjeve kriminale në vend. Për këtë ngjarje në atë kohë ka reaguar dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit asokohe, Gledis Nano.
Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për faktin se mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake një gjarpër, u bë objekt debati pas gjuhës dhe kërcënimeve që lëshoi ndaj gazetarëve pas një ngjarje kriminale në qytetin ky ajo punon.
Policja akuzoi ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.