Connect with us

Lifestyle

Gjashtë sëmundjet që nuk ju lënë të dobësoheni

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, rezulton se, në vitin 2016 më shumë se 39% e meshkujve dhe 40% e grave, ishin mbipeshë. Njerëzit nuk shëndoshen, vetëm nëse hanë ëmbëlsia, ose se nuk stërviten, por ka edhe disa arsye të tjera. Ato janë problemet që mund të ketë organizmi.Këto janë gjashtë problemet shëndetësore, që nuk ju lejojnë të humbisni peshë.

Hipotiroidizimi

Nëse gjëndrat tuaja tiroide nuk funksionojnë siç duhet, kjo do ta ngadalësojë metabolizmin tuaj dhe për pasojë do të keni probleme edhe me dobësimin. Nëse keni thonj të thatë, lëkurë të thatë, flokë të brishtë, atëherë vuani nga hipotiroidizimi. Kur metabolizmi juaj ndalon, zorrët punojnë më ngadalë, dhe ju fitoni peshë.

Prolaktinoma

Prolaktina e hormoneve është përgjegjëse për funksionet normale riprodhuese te nënat. Është gjithashtu përgjegjëse për shpërndarjen e ushqimit, në sasi të nevojshme, për një fëmijë. Kur hipofiza prodhon shumë prolaktinë, mund të shkaktohet edhe tumor.Kjo sëmundje mund të shërohet, por këshilloheni të bëni një vizitë sa më parë te mjeku.

Diabeti i tipit 2

Ndryshe nga diabeti i tipit 1, te 2-shi pankreasi prodhon insulinë të mjaftueshme, por receptorët tanë nuk i përgjigjen asaj dhe bëhen tolerantë ndaj insulinës. Si rezultat, sasia e tepërt e këtij hormoni të akumuluar shkakton obezitet.

Insulinoma

Insulinoma zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë drastike dhe kjo ndodh nga hipoglikemia. Hipoglikemia ju bën më të uritur, pasi trupi po përpiqet të zëvendësojë nivelin e glukozës.

Stresi dhe depresioni

Çfarë është kortizoli dhe përse na nevojitet? Kortizoli është një hormon që prodhohet nga gjëndrat e veshkave. Ai kontrollon metabolizmin e karbohidrateve dhe lidhet me reagimin ndaj stresit. Qëllimi i tij është të ruajë energjinë e trupit gjatë situatave stresuese.Stresi kronik shkakton prodhim të vazhdueshëm të kortizolit dhe adrenalinës. Në këtë rast, kortizoli konverton energjinë tonë në yndyrë dhe e ruan atë, në këtë mënyrë ju do të shtoni në peshë. Këshilloheni mos të stresoheni dhe për çdo rast të bëni një vizitë te mjeku ose psikologu juaj.

Sindroma e policistozës orviane

Kur ju shtoni shumë peshë, dhe vuani edhe nga migrena, ndoshta jeni të prekur edhe nga policistoza. Në këtë rast trupi juaj fiton peshë. Arsyeja është mungesa e hormoneve seksual.Qelizat e vezët nuk zhvillohen siç duhet dhe mbeten të lidhura me vezoret. Edhe kjo sëmundje është e shërueshme, por ju duhet të bëni vizitë te mjeku.

Lifestyle

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme.

Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

KARAKTERISTIKAT E NJERËZVE EMOCIONALË:

KANË NEVOJË PËR KOHË, QË TË MARRIN NJË VENDIM

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

JANË JASHTËZAKONISHT EMPATIKË

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

JANË TË BESUESHËM DHE REFLEKTUES

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

KANË NJË JETË EMOCIONALISHT INTENSIVE

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

DËGJOJNË PA RËNË NË KEQKUPTIME

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

JANË MË TË PRIRË PËR ANKTH

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

JANË INTUITIVË

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

PËRDORIN KREATIVITETIN E TYRE

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

Continue Reading

Lifestyle

Si të largoni nga rrobat tuaja njollat e qershive

Tashmë kemi hyrë në periudhën ku janë shfaqur frutat e ndryshme, shumica e të cilave janë të preferuarat e fëmijëve. Luleshtrydhe, qershi, kajsi, pjeshke etj.

Mirëpo, për nënat këto fruta janë disi edhe “dhimbje koke”, pasi nëse bien mbi rroba bëhen automatikisht njolla të vështira. Por për çdo gjë ka një mënyrë. Edhe nëse mbi veshje bie një luleshtrydhe apo qershi, të ashtuquajturat “fruta të kuqe”.

Pra, lexoni më poshtë se si mund t’i hiqni këto njolla:

Gjithçka që ju nevojitet është qumësht dhe limon.

Krijoni një përzierje të pjesëve të barabarta të qumështit dhe lëngut të limonit. Më pas zhytni një sfungjer të pastër në përzierje dhe fërkojeni lehtë njollën me të.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe zhytni në 5 litra ujë me një lugë detergjent rrobash. Lëreni për 8-10 orë, pra për një natë të tërë dhe më pas lajeni normalisht në lavatriçe.

Continue Reading

Lifestyle

Ja 3 arsye pse disa njerëz refuzojnë të bien në dashuri

    

Të biesh në dashuri mund të jetë një nga gjërat më emocionuese dhe më përmbushëse që mund t’i ndodhë dikujt. Por, për të arritur këtë destinacion ka shumë “gracka” rrugës që herë janë të paparashikuara dhe herë duhen shmangur për të mbërritur në synimin final, pra emocionet dhe zemrën e dashuruar me një partner/e.

Por, disa syresh thjesht refuzojnë të bien në dashuri dhe për këtë zgjedhje ka disa arsye që qëndrojnë pas.

1. Jeni shumë të fokusuar te pavarësia

Njerëzit e pavarur janë të fortë, ata e dinë se çfarë duan dhe dinë si ta arrijnë atë. Por, sado e bukur të duket liria si personale, financiare apo edhe ajo ndjenjave, sërish vetmia është një mallkim i fshehur. Ata që përkushtohen te pavarësia kanë shumë frikë të jenë “të varur” edhe për gjërat më bazike në jetë, ndaj heqin dorë nga ideja e të qenit çift.

2. Keni frikë të përfshini persona të tjerë në gjërat që i keni arritur vetë

Kur je i/e suksesshme, pse duhet një person tjetër për t’u mbështetur? Ju keni punuar shumë për të pasur jetën që keni ndërtuar për veten tuaj sot. Por, shkaku i vërtetë i statusit beqar është frika për të pasur në shtëpi dikë që do e adhuroni dhe do zaptojë hapësirat për të cilat ju vetë keni investuar ide, para, energji etj.

3. Ju pëlqen të jeni vetëm

Ndoshta, jeni ai tipi i personit që ju pëlqen koha me veten tuaj, pini kafenë në qetësi absolute dhe kjo është zona juaj tipike e sigurisë. Por, të flasësh vetëm për veten dhe të rrish vetëm me veten shpesh sjellë një ndjenjë izolimi. Koha për ju është gjithçka, ndaj nuk lejoni dikë tjetër që ta “pushtojë”./anabrl

Continue Reading

Lifestyle

13 ushqimet që s’duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

Continue Reading

Lifestyle

Disa arsye pse meshkujt tradhtojnë

1. Nuk ndihen më sikur janë në në lidhje

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhtojnë është sepse emocionalisht, ndihen të shkëputur nga lidhja, ose të paktën në aspektin seksual. Ata mund të kenë humbur interesin në tërësi ose mund të jenë mërzitur me seksin monoton.

2. Iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi

Mund të jetë një kolege, një shoqe klase ose edhe një e panjohur në një lokal. Entuziazmi i diçkaje të re mund ta bëjë atë të ndihet si i dëshiruar sërish.

3. Ai po vuan nga një pështjellim ndjenjash

Meshkujt mund të tradhtojnë edhe kur ndodhen në një kaos emocional, pas një sherri me partneren ose diçka të ngjashme. Meshkuj të ndryshëm i përballojnë situata të tilla duke konsumuar alkool, drogë-ra të ndryshme ose seks të ndaluar. Ata mund të provojnë gjithçka për të larguar dhembjen dhe seksi funksionon më së miri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING