Connect with us

Kosova

Gjenden eshtra njerëzore në Bishtazhin, i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se ekipet gërrmuese në Bishtazhin kanë gjetur eshtra njerëzore të cilat dyshohet se i përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Komisioni ka theksuar se rezultatet e eshtrave të gjetura do të bëhen të ditura pas analizave të ADN-së.

“Në vazhdën e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer gërmime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakovës. Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës”, sipas Komisionit.

Advertisement