Connect with us

Kosova

Gjenden sërish armë e municion/ Sveçla: Kishte edhe uniforma të ushtrive të ShBA-ve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se këtë të martë, gjatë një bastisjeje në veri të vendit të vendit është gjetur municion, armë dhe uniforma të ushtrive të disa shteteve.

Ministri Sveçla ka publikuar në “Facebook” disa pamje ku tregohen armët dhe uniformat e sekuestruara, teksa nuk bëri me dije se në cilin vend ishte bërë bastisja.

Sveçla tha se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj britanike. Më tej, ai ka kërcënuar se kushdo që tenton ta cenojë rendin kushtetues e sigurinë e Kosovës, do të ndëshkohet.

“Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera. Çdokush që tenton të cënojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, shkroi Sveçla.

Në ditët e fundit janë gjetur një arsenal armësh në veri të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit. Pas sulmit të fundit, policia e Kosovës, po kryen kontrolle në veri të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Advertisement