Connect with us

Kronike

Gjendet i pajetë në parking një 57-vjeçar në Durrës, detajet e para

Një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë stacionit të trenit, ku një burrë i moshës 57 vjeç është rrëzuar dhe ka humbur jetën te parkingu i autobusëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe forcat e policisë.

Këto të fundit bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement