Connect with us

Kronike

Gjendet një 19-vjeçar i plagosur në Tiranë, mister autorët

Një 19-vjeçar është gjetur i plagosur në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen në Tiranë në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa fëmijëve të moshës 10-15 vjeç. Fillimisht ata kanë nisur një debat për motive banale dhe më pas ka agravuar deri në përdorimin e mjetit prerës. I plagosuri ka marrë dëmtime në kurriz dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, po vijon puna për identifikimin e autorit por edhe personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Advertisement