Connect with us

Kronike

Gjendet trupi i dekompozuar i një burri në lumin Seman

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 33 vjeç dhe A. N., 27 vjeçe, banues në Fier, pasi shtetasi A. B. ka fyer bashkëshorten, shtetasen A. N., e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa shtetasja A. N., nuk i mundëson takimet 33-vjeçarit, me fëmijën e tyre, sipas vendimit të gjykatës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen R. M., 64 vjeçe, banuese në Dushk, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases A. S., 62 vjeçe.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit L. Xh., 58 vjeç dhe K. Xh., 55 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit B. Xh., 34 vjeç.

Roskovec/ Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement