Connect with us

Kronike

Gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman

Pas rreth 24 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. I mituri ishte zhdukur prej paradites së djeshëm. Përgjatë gjithë natës familjarë të të miturit dhe banorë të zonës kanë ngritur prita, në tentativë për të gjetur trupin e djalit.

Mëngjesin e kësaj të enjteje pranë brigjeve të lumit kanë mbërritur forcat speciale Renea dhe polumbarët. Dyshohet se 14-vjeçari ka hyrë në ujë për të nxjerrë grepat të cilat mendohet se i kanë ngecur në lum.

Një tjetër djalë i familjes Saka është mbytur më shumë se 10 vite më parë ndërsa banorë të zonës tregojnë se djemtë e kanë trashëguar peshkimin nga i ati.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *