Connect with us

Bota

Gjendja tepër alarmante, autoritetet e Gazës sërish thirrje ndërkombëtarëve për ndihmë

Gaza ka ritheksuar thirrjen e saj për ndihmë humanitare përpara fillimit të Ramazanit të dielën në mbrëmje.

“Me afrimin e Ramazanit, Gaza përballet me një krizë të rëndë humanitare për shkak të agresionit të pamëshirshëm izraelit”, thuhej në deklaratën e autoriteteve, duke shtuar se shërbimet thelbësore si uji, kanalizimi dhe menaxhimi i mbeturinave janë “prekur rëndë”.

Autoritetet u bënë thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë duke ofruar karburant për shërbimet bazë, gjeneratorë të energjisë elektrike për puset e ujit, rifillimin e furnizimit me ujë nga kompania kombëtare e ujit të Izraelit, Mekorot, dhe sigurimin e makinerive të rënda për “menaxhimin e mbetjeve dhe riparimin e infrastrukturës”.

Gaza po përballet me një krizë të rëndë humanitare ku një numër i madh njerëzish vdesin nga uria dhe dehidratimi.

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur deri më tani nga kequshqyerja dhe dehidratimi në Rripin e Gazës, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Advertisement