Connect with us

Sport

Gjermani-Francë dhe Serbi-SHBA, mësohen çiftet gjysmëfinale të basketbollit në Olimpiadë

Lojërat Olimpike “Paris 2024” tashmë kanë mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të basketbollit për meshkuj, teksa dje janë luajtur takimet çerekfinale.Ekipi i parë që e siguroi kualifikimin ishte Gjermania, e cila mposhti Greqinë me rezultatin 76-63 (11-21, 25-15, 23-16, 17-11). Grekët e nisën më mirë, duke marrë periodën e parë me 10 pikë avantazh, por gjermanët iu përgjigjën me të njëjtën monedhë në çerekun e dytë, me ekipet që shkuan më pas në pushimin e madh në barazim 36-36.Në gjysmën e dytë Gjermania u tregua më saktë, duke marrë edhe fitoren, ku pikëshënuesi më i mirë për ta ishte Vagner, autor 10 pikëve. Për Greqinë nuk mjaftoi ylli i NBA-së, Janis Antetokounmpo, i cili realizoi 22 pikë. Vendësit e Francës eliminuan Kanadanë, ekipin e dytë favorit pas SHBA-së, teksa triumfuan me rezultatin 82-73 (23- 10, 22-19, 16-21, 21-23).Një përballje shumë e luftuar, ku të zotët e shtëpisë u treguan më të saktë, të udhëhequr nga Yabusele me 22 pikë dhe Cordinier me 20. Për Kanadanë nuk mjaftoi Gilgeous-Alexander, autor i 27 pikëve. Një betejë e vërtetë ishte përballja mes Serbisë dhe Australisë, takim ku serbët triumfuan pas kohës shtesë në shifrat 95-90 (17-31, 25-23, 25-11, 15-17, 13- 8), me kohën e rregullt që u mbyll 82-82.

Advertisement