Connect with us

Kronike

Gjermani/ Kapet me 2.5 kg kokainë në makinë, vihet në pranga shqiptari

Një shofer makine 40-vjeçar u ndalua nga oficerët e stacionit të policisë kufitare Piding në A94, afër kryqëzimit Burghausen, në drejtim të Passau në Gjermani.

Gjatë kontrollit në makinën me targa gjermane janë gjetur dhe konfiskuar të fshehura brenda automjetit rreth 2.5 kilogramë kokainë. Në vendngjarje u arrestua provizorisht shtetasi shqiptar i dyshuar për krimin.

Ndaj të dyshuarit 40-vjeçar prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest. Pas paraqitjes së tij më 27 shkurt 2025, gjyqtari hetues përgjegjës ka lëshuar një urdhër arresti ndaj tij dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues. Hetimi është në vazhdim.

Advertisement