Bota
Gjermani – Masat parandaluese nga Covid deri në 10 janar
GJERMANI-Qeveria në Gjermani ka marrë vendim që bllokimi të zgjasë deri në 10 janar. Sipas mediave të huaja, së kancelarja Angela Merkel bëri të ditur vendimin pas përfundimit të telekonferencës me Kryeministrat e shteteve.
“Ne jemi ende shumë larg objektivit. Në thelb, situata mbetet e njëjtë. Jemi ende shumë larg nga shënjestra e 50 rasteve për 100,000 banorë në një javë. Në përgjithësi gjërat do të mbesin siç janë tani deri në muajin janar,”-ka thënë ajo.
Ndërkohë deri më tani qeveria Gjermani ka njoftuar për një lehtësim të kufizimeve, për periudhën nga 20 dhjetor deri në 2 janar, por restorantet, klubet e natës dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 10 janar.
Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë regjistruar 1,094,984 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 17,594 pacientë.