Kosova
Gjermania dhe Franca/ Vendoseni asociacionin në tavolinë, opcion edhe drafti i Edi Ramës
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri, e pastaj implementim të marrëveshjeve.
Sipas tij, implementimi i marrëveshjeve përfshin prezantimin formal të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe theksoi se ekziston nevoja urgjente që Qeveria e Kosovës të vendosë diçka në tavolinë, pasi sipas tij, “është problem nëse nuk e bën këtë”.
Nga ana tjeter, ambasadori francez Oliver Guerot, tha se Kosova ka një obligim që nga viti 2008 për të krijuar Asociacionin, teksa sipas tij, kjo s’është bërë dhe nuk është sjellja që ata e presin “nga një shtet normal”
Sipas tij, ka shumë mënyra për ta themeluar Asociacionin që nuk e dëmtojnë Kosovë, teksa tha se një nga opisionet është edhe ai i prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.