Connect with us

Sport

Gjermania e mbyll raundin si kreu i Grupit A, siguron kualifikimin edhe Zvicra

Gjermania vuan, por në fund ia del të evitojë humbjen përballë Zvicrës duke ruajtur edhe vendin e parë në Grupin A, me takimin që përfundoi 1-1 në Frankfurt.

Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, teksa në pjesën e parë vendasit shënuan fillimisht në minutën e 17-të, por goli i Andrich u anulua në fund.

Një moment që vendosi në lëvizje të dyja skuadrat, teksa me kalimin e minutave Zvicra fitoi terren dhe realizoi golin e avantazhit me anë të sulmuesit Ndoye në minutën e 28-të.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Gjermania ndryshoi ritmin duke kërkuar vazhdimisht golin e barazimit, ndërsa në krahun tjetër Zvicra kërkoi të shfrytëzonte hapësirat në metrat e fundit të skuadrës së Nagelsmann.

Në frymën e fundit, Gjermania evitoi humbjen falë golit të Fullkrug, me lojtarin e Borussia Dortmund, që shënoi në minutën e 90+2. Me këtë barazim, Gjermania ruan vendin e parë, duke mbyllur fazën e grupeve me shtatë pikë, ndërsa Zvicra e mbyll Grupin A në kuotën pesë pikëve.

Advertisement