Connect with us

Kosova

Gjermania ngre zërin/ Sarrazin: 1 janari për vizat nuk ndryshon, do të bëhet siç është premtuar

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se për Gjermaninë vizat nuk janë çështje për tu diskutuar.

Duke komentuar deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron përsa i përket pezullimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ai theksoi se ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së.

“E para Qeveria e Kosovës duhet të mendojë nëse vërtetë po bën veprime të mira, teksa në Perëndim mendojnë se po bën gabime. Kjo gjë natyrisht që i prek qytetarët e Kosovës…Përsa i përket heqjes së vizave pas deklaratës së presidentit francez, ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh. Gjermania ka një qëndrim të prerë se 1 janari 2024 do të bëhet ashtu siç është pajtuar dhe premtuar. Nëse ne themi se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçic duhet t’i përmbushin premtimet përsa i përket dialogut, me pezullimin e vizave ne duk do ta përmirësonim gjendjen. Kultura e mos përmbushjes së premtimeve dhe marrëveshjeve, është problem në rajon”, tha Sarrazin, teksa dhe shtoi se në veri të Kosovës, gjendja është e rënduar nga të dyja palët.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë theksoi gjithashtu se masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës, ishin mesazhe për shtendosjen e situates së agravuar.

Advertisement