Connect with us

Kosova

Gjermania shpallet non grata nga Vuçiç/ Ja çfarë deklaroi për Annalena Baerbock

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Gjermania është vendi i Bashkimit Europian që po ushtron më shumë presion ndaj Serbisë për Kosovën.

Në një intervistë për mediat serbe, Vuçiç deklaroi se ministrja e jashtme e Gjermanisë, përfaqëson për të modelin klasik të presionit të fuqive të mëdha ndaj Serbisë.

“Kam folur disa herë me ministren Gjermane, Annalena Baerbock. Nuk mendoj se ajo është e paedukuar dhe jo e zgjuar, përkundrazi. Por mendoj se ata jetojnë në botën e tyre dhe nuk e shohin realitetin. Ishte Gjermania ajo që shtoi presion ndaj Islandës për të hyrë në Këshillin e Europës. Presidenti i Islandës e tha hapur se nuk donte, por ishte presioni i të tjerëve” –  tha Vuçiç.

Presidenti serb deklaroi se Serbia nuk ka bërë asnjë lëshim për Kosovën dhe se gjatë qeverisjes së tij janë hequr disa njohje.

Advertisement