Pinknews
Gjesti bën deklaratën e fortë për Laertin: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh

Gjesti ka zhvilluar një debat të ashpër me Laert Vasilin në ditën e sotme (e mërkurë).
Këngëtari pejan e pyeti aktorin nëse po e kuptonte pasi disa herë i ka thënë analfabet.
Veç kësaj e ka akuzuar edhe për herë të tjera se ka dashur ta puthë, pas një që shkëmbyen për lojë.
Banori nga Kosova ia bëri me dije se nuk ka interes për të, ndonëse edhe mund ta ketë keqkuptuar.
“Laerti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për tjerat më thotë çfarë the ik, çfarë the s’po të kuptoj. Analfabet”, iu drejtua Gjesti me ironi.
“Të ha unë ty frizurën, ti ke qejf me më puth sërish por unë nuk kam qejf ty”, vazhdoi ai.
Laerti nga ana tjetër ia ktheu: “U larg qoftë”.
“Se ti nuk e kupton kur është loja loja, ti mendon se dua të kem lidhje me ty seriozisht. Më vjen shumë keq. E ke treguar veten. Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh edhe me zgjat puthjen, i ki videot”, tha krejt në fund Gjesti.

