Pinknews
Gjesti nuk kursen as Ledion Liçon, zbulon gafën që moderatori bëri gjatë spektaklit

Të shtunën në spektaklin e Big Brother VIP Albania 4 u organizua një festë me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
Produksioni improvizoi ‘NEW BORN’ në ambientet e Top Channel dhe për të performuar ishte artistja e njohur, Leonora Jakupi.
U krijua një emocion i paharrueshëm dhe një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë.
Por pavarësisht kësaj, moderatori Ledion Liço ia huqi ku tha se ‘Kosova feston 18 vjetorin e Pavarësisë’.
Këtë gjë duket se e ka vënë re edhe Gjesti, i cili i thotë banorëve se janë bërë 17 vjet.
“Jemi pak orë përpara festimeve të mëdha të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 17 vjetori se ia ka huq. Unë vetëm e kam shikuar se çfarë po flet”, u shpreh ai.
Ata janë zgjuar me një energji të mirë, me këngën “Pavarësia” të Ilir Shaqirit, ku edhe secili bënë urimet e tyre për Kosovën.

