Connect with us

Pinknews

Gjesti ‘shkatërron’ Rozanën: Ke kapur për flokësh vajzat, je zënë për të dashur

Gjesti dhe Rozana Radi kanë debatuar ashpër edhe në ditën e sotme (e enjte) në Big Brother.

Ata tashmë janë kthyer në rivalë të njëri-tjetrit dhe nuk po kursehen aspak në fjalor.

Ka qenë Gjesti i cili i është drejtuar Rozanës, duke i thënë se tani do të nxjerrë informacione nga jashtë.

Ai ia bën me dije se në një format tjetër është kapur flokësh me femra për të dashur.

“A do informacione nga jashtë. Ti je kap për flokësh me femra, jeni kapur për të dashur çka keni pasur aty edhe kaq natën e mirë. Të gjithë e kanë parë”, iu drejtua ai.

Rozana ia ktheu duke përsëritur vazhdimisht: “Cili format?”.

“E kanë parë të gjithë, një nga një. Çka ke bërë e di e gjithë bota dhe ti vjen iu jep shembull femrave? Vjen ju jep shembull femrave këtu? Edhe flet për Eglin, e gjykon Eglin. Ti je kapur me femra për të dashur, ti vjen flet për femra këtu. S’ke të drejtë të flasësh për femra. Nuk ke dhënë shembull të mirë”, theksoi ndër tjerash Gjesti.

@gjestiiii___

Bravo Gjesti #gjesti #bbva #egli #fyp #fürdich #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #gjestioffical🧸 #👀 #bigbrothervipalbania #albania #bigbrother #viraltiktokvideo #Cupcut #eglitako #megjestin #megjestin

♬ original sound – gjestiiii___

Advertisement