Connect with us

Pinknews

“Gjigand, Shqipëria dhe Kosova është me ty”, droni i parë brenda ‘BBV’, ja për kë banor

Dronët kanë qenë një mënyrë për t’i dërguar mesazhe banorëve të shtëpisë së Big Brother me mesazhe se çfarë ndodh jashtë.

Vitin e kaluar, të shumtë kanë qenë dronet për fituesin e edicionit të kaluar, Luiz Ejlli. Ndërsa këtë vit është hedhur edhe droni i parë, me një mesazh për Meriton Mjekiqin.

“Gjigant, Shqipëria dhe Kosova është me ty!” -shkruhej në mesazhin për gazetarin nga Kosova.

Meriton Mjekiqi ndodhej në oborr në momentin e kalimit të dronit mbi shtëpi dhe u përkul në shenjë falenderimi.

Advertisement