Aktualitet
Gjikondi: Berisha është mësuar të bëjë krime nën petkun e politikës
“Ish-kryeministri Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike për deklarata familjare”, kështu u shpreh në juristja Brizida Gjikondi në një intervistë nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Berisha, për të cilin tha se vazhdon me mendësinë e sulmit dhe është mësuar që të bëjë krime. “Ai do patjetër të ketë imunitet politik. Kemi korrupsion, Gërdecin, 21 janarin, klubin Partizani që afektojnë të dy fëmijët e tij, do ti duhet të ketë një koperturë politike që të mashtrojë shqiptarët. Berishës iu bashkuan para dy vitesh sepse i gënjeu mendja se do të kishte imunitet absolut. Edhe sot ai vazhdon me mendësinë e sulmit”, tha ajo. Gjithashtu gjatë kësaj interviste, juristja tha se kallëzimi në SPAK i gjyqtares Irena Gjoka, vjen pasi në momentin kur nuk i bindesh, ai të bën kundërshtar. “Ka kallëzuar sot një gjyqtare, pasi kur atij nuk i bindesh apo i zbulon të palarat ai do të të nxjerrë kundërshtar. Nën petkun e politikës është mësuar të bëjë krime kundër njerëzimit dhe nuk janë të pakta, po ashtu as edhe korrupsioni. Berisha nuk është destabilizues vetëm për Shqipërinë, por mendoj që tentakulat e Berishës në Kosovë apo Ballkan, nuk do të çuditesha që ndërkombëtarët një personazh destabilizues ta evitojnë për të mos hapur një vatër të re. Kemi raste flagrante të abuzimit të pushtetit politik në favor të interesit personal. Disa persona pranë Berishës i shohim të heshtur, por ka edhe njerëz kamikaz që janë vetëm për interes sepse e dinë nëse mbytet Berisha, mbyten dhe ata. Sa i përket Bashës, ai nuk është mbajtur për kurajë politike, ai ka firmosur për kalimin e klubit Partizani. Dihet që mes Bashës-Bardhit-Berishës ka gjithmonë shantazhe të koduara. Tani shohim një familje Berisha shumë të acaruar, por është i patolerueshëm fakti që SPAK lejoj kërcënimet që i bëhen haptazi. Nëse SPAK ka vendosur të vendosë një frymë të re, duhet të fillojë të procedojë për persona që bëjnë shantazh. Berisha do të acarojë situatën, të ketë sa më shumë njerëz, popull opozitar në krah të tij për çështjen e tij. Politika shqiptare acarohet shumë kur i prek pasurinë. Kur i prek pasurinë këtyre i ke prekur palcën e kurrizit, pasi me anë të asaj pasurie arrijnë të blejnë pushtetin. Kjo shtyrje seance, kallëzimi për gjyqtaren, janë truke për ta zbehur situatën dhe për të ambientuar shqiptarët me të ligën. Po fshihen pas arsye se gjoja nuk mund ti jepen këto masa sepse është deputet i parlamentit shqiptar. Kjo nuk është e vërtet. Unë jam që të gjithë klasës politike shqiptare t’i hiqet imuniteti. Klasa politike që është gangrena e këtij vendi dhe të ketë frikë nga drejtësia, duhet t’i hiqet imuniteti. Të jetë në funksion të drejtësisë dhe jo të fshihet pas imunitetit”, tha ndër të tjera ajo.