Connect with us

Aktualitet

‘Gjithçka është filmuar’/ Habit Artan Hoxha: Një person është marrë peng për zgjedhjet!

Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar një pengmarrje. Hoxha tha se një person, staf i një kandidati të Opozitës është marrë peng nga njerëz të një kandidati socialist në mes të një qyteti dhe më pas është liruar dhe lënë në Rrugën e Kombit. Hoxha nuk zbuloi as vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe as emrat e personave të përfshirë, por tha se e gjitha ka ndodhur për çështje politike. Sipas tij ngjarja është e gjitha e filmuar dhe lirimi i pengut është bërë me ndërhyrjen e një oficeri të lartë të Policisë së Shtetit.

“Një mbështetës i opozitës, staf i Opozitës që punonte për një kandidat, është marrë peng nga njerëzit e një kandidati të mazhorancës, e kanë lëshuar në një rrugë nacionale. Është marrë peng në qytetin X, është e filmuar e gjitha, do ta shihni sepse do dalë besoj. Nuk është publike si ngjarje. Është futur në bagazhin e makinës dhe kanë udhëtuar me të me kilometra të tëra, më pas e kanë hedhur në Rrugën e Kombit. Kjo ka ndodhur pasi sipas llogarive te tyre ky njeri me fushatën që po bënte po iu prishte punë. Dhe lirimi i tij, mesa di unë është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë, madje me ndërhyrjen e një ofideri të lartë në Policinë e Shtetit. Më pas e kanë dorëzuar, e kanë hedhur aty në rrugë, për fat të mirë s’i ka ndodhur gjë sepse mund të kishte ndodhur diçka tjetër dhe kjo do të ishte e rëndë dhe për vetë Policinë e Shtetit. Nëse kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur në dytë e dëshmitarëve dhe ngjarja të mos ishte filmuar, s’do dinim çfarë do të ishte bërë me këtë person sot. Nuk ka shumë ndryshim me historinë e Jani Prengës, unë kam rënë në dijeni të ngjarjes nga persona që janë të përfshirë. Dhe ka ndodhur së fundmi. Informacioni që kam unë është se ky person është marrë peng për çështje politike dhe nëse kjo gjë del, ky do të ishte incidenti më i fortë i kësaj fushate,”- tha Hoxha ndër të tjera.  

Advertisement