Connect with us

Kosova

Gjithçka filloi në Vojvodinë dhe do të përfundojë në Vojvodinë

Aleksandër Olenik, anëtar i kryesisë së LSV Vojvođani, duke u ndalur te fjalët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë Parlamentit të mbarëserb, se “Ndaj popullit serb u bënë krime të tmerrshme dhe të shumta, dhe se ne për agresorët ishim dëm kolateral”, tha se para së gjithash nuk është e vërtetë ajo që ka thënë presidenti Vucic.

“Ai e paraqet veten si viktimë, duke u përpjekur të fshehë krimet e tij, te parties se tij dhe krimet e shefit të tij, Sllobodan Millosheviç” – ka theksuar Olenik, sipas te cilit, luftërat filluan sepse Sllobodan Millosheviqi, duke parë se ra Muri i Berlinit dhe se komunizmi po binte, për të qëndruar në pushtet, mori ne duar nacionalizmin serb, filimishte duke shkatërruar autonominë e Vojvodinës perms sigurimit te shtetit, me revolucion dhe force

“Pastaj tentoi të bëjë të njëjtën gjë në Kosovë, por nuk ia doli dhe nxori tanket në rrugë”. Njerëzit nuk e kane harruar. Në fund të viteve 1988/89, autonomia e Kosovës, e cila ishte e njëjtë me atë të Vojvodinës, u shtyp me tanke. Ai pushtoi Vojvodinën dhe Kosovën me dhunë. Pastaj mori sistemin e pagesave të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, mori paratë, flukset e pagesave dhe shtiu në dorë Ushtrinë Popullore Jugosllave, gjithashtu me dhunë. Pra, ai u përpoq me forcë të qëndronte në pushtet si nacionalist, edhe pse nuk ishte as nacionalist dhe as komunist” –  kujtoi Olenik.

“Ato tanke në Kosovë ishin arsyeja pse ka pasur luftë në Kosovë dhe pse na kanë bombarduar. Nuk ka tjeter arsye veçse Millosheviqi dhe politika e tij. Politika e Milloshit në Bosnje dhe Hercegovinë bëri të njëjtën gjë, me ndihmën e togerëve të tij Sheshel, Vuçiç, Daciq e të tjerë. Vuçic mori pjesë në atë politikë edhe si ministër i Informacionit dhe e përkrahu politikën e  Serbisë së Madhe, e cila çoi në luftë në ish-Jugosllavi, në 150 mijë të vdekur, në gjenocid. Kjo është politika që ai e ka zbatuar atëherë kur ishte i ri dhe që po e zbaton edhe tani” – theksoi Olenik duke shtuar se debakli i asaj politike të botës serbe ndodhi ne kuvendin gjitheserb.

“Ai e di se në çfarë ka marrë pjesë, e di se ka shumë prej nesh që e mbajmë mend dhe që do ta thonë te verteten. Ai përpiqet të bindë të rinjtë që nuk e dinë, Vucic ben veten viktimë per ten a thene se per cfare ka ndodhur, nuk është personalisht përgjegjës.

Nuk e kam fjalën për përgjegjësinë penale, sepse ai nuk ka bërë krime, por ka përgjegjësi politike, njerëzore, në formën e humbjes së zgjedhjeve dhe ndalimit të përfshirjes në politikë, ketu kam parasysh lustracionin. Ai po mbron fjalë për fjalë veten dhe të gjithë ata që zbatuan atë politikë, sepse ata janë fajtorë, sepse janë kriminelë, duke u përpjekur të fshehin të gjitha cfare ka ndodhur” – ka pohuar Olenik.

Kur u pyet se si dikush tjetër mund të jetë agresor nëse ka një luftë në Kroaci dhe Bosnje, dhe çfarë po bënte ushtria serbe atje, ai deklaroi:

“Shkuam të mbjellim lule?” Kush është agresori? Këto janë gjëra që nuk janë zgjidhur asnjëherë në Serbi dhe po krijohet edhe më shumë konfuzion që të mos e marrim vesh kurre” – u shpreh Olenik dhe sipas tij, Vojvodina mund të jetë objektivi i rradhës.

“Meqenëse gjithçka filloi nga Vojvodina, mendoj se gjithçka do të duhet të përfundojë me rivendosjen e autonomisë së Vojvodinës. Kosova nuk është më nen Serbi, por Vojvodina është, do të mbetet në Serbi, por do të duhet të ketë autonominë e ripërtërirë që Millosheviçi e hoqi me dhunë” – potencoi  Olenik.

Advertisement

TRENDING