Aktualitet
GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Pogradecit, burgu i konvertohet në shërbim prove

Ish-kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri është shpallur fajtor për shpërdorim detyre. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar ish-kryebashkiakun me 1.6 vite burg. Por Kapri nuk do të shkojë në burg, pasi GJKKO ka vendosur që të konvertojë në dënimin në 2 vite shërbim prove. Si dënim plotësues, Gjykata e Posaçme i hoqi të drejtën të ushtrojë funksione publike për 5 vite.
Po ashtu, me 1 vit e 4 muaj u dënuan edhe dy ish-zyrtarët Besmira Niko dhe Besjan Meço, por edhe ata do të kryejnë shërbimin e provës dhe do t’u hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

