Connect with us

Politike

U shpall fajtor për korrupsion me vlerë 120 mijë euro, ja me sa vite burg dënohet ish-deputetin socialist

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë që të dënojë me 4 vjet burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ish-ligjvënësit socialist do t’i duhet të vuajë 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Bllako shpallet fajtor për korrupsion pasiv në 2 raste, një pagese prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos.

SPAK kërkoi për Alqi Bllakon dëmin me 5 vite burg dhe 5 vite qëndrim jashtë të gjitha funksioneve publike.

Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.

Sipas SPAK, grupi kriminal, pjesë e të cilit janë shqiptarë dhe të huaj, ka pastruar 20 milionë euro pasuri nga momenti i lidhjes së kontratës dhe në vazhdimësi. Më tej bëhet me dije se janë caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe për 3 shtetas të huaj, Giusepe Ciaffaglione, Marc Lapat dhe Michael Druijts. Në krye të grupit kriminal, qëndrojnë shtetasit Klodian Zotaj dhe Mirel Mërtiri, ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, por po ashtu po gjykohet edhe inceneratorin e Tiranës, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe.

Advertisement