Connect with us

Politike

GJKKO merr të pandehur një ish-kryebashkiake socialiste, ja akuza ndaj saj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë të pandehur ish-kryebashkiaken socialiste të Libohovës, Luiza Mandi. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi ndaj saj kanë nisur pas një kallzimi të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij Bashkia e Libohovës po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij.

Megjithatë, qytetari pretenbdon se gjatë punimeve, ndërtimi jo vetëm që nuk ka ndaluar vetëm në murin rrethues të dëmtuar, por ka hyrë edhe më tej në tokat e tij. SPAK ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e denoncuesit.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Advertisement