Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, duke folur pas përfundimit të seancës në GJKKO, u shpreh se tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë.
Cakrani tha se brenda tetorit do të ketë një vendimarrje, ndërkohë që po përgatitet dhe dokumentacioni për në Strasburg ku do të ankimohet masa e sigurisë e rrëzuar në 26 qershor.
Kujtim Cakrani: E kemi regjistruar në Kushtetuese, padyshim që gjykata do marrë kohë, brenda 3 muajve do të shprehet, që do të thotë brenda muajit tetor do të kemi një vendimmarrje.
Ndërkohë që beteja vazhdon edhe për masën tjetër që u rrëzua në datën 26 qershor dhe ne po përgatisim dokumentacionin tonë për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të njeriut.
Rasti Gëllci është rasti më flagrant dhe një shuplakë i kësaj gjykate për shpërdorimin e ligjit dhe kodit të procedurës penale, ne do të vazhdojmë betejën tonë, është betejë e gjatë, nuk mbaron as javën tjetër, as për 1 muaj as për 2 muaj.
Ilir Meta do të lirohet sepse nuk ka asnjë arsye ligjore të mbahet në paraburgim.