Kronike
Gjoba/ Dhunuan ish-shefin e policisë në Dibër, dy në hetim (EMRAT)
DIBËR- Bekim Agolli dhe Rubin Murrja, janë vënë nën hetim penal pasi dyshohet se kanë plagosur me dashje ish-shefin e Komisariatit në Dibër Robert Agën. Goditja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës që ka mbajtur Robert Aga, pasi kur ishte shef i Qarkullimit kishte gjobitur Bekim Agollin e Rubin Murrjan.
‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, për shtetasit B.A., 30 vjeç; R.M., 40 vjeç, banues në Dibër.
Këta shtetas me datë 17.11.2022, rreth orës 12.⁰⁰, në qytetin e Peshkopisë , për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin R.A., 59 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
Lajmi në përditësim…