Politike
Gjokutaj: Irena Gjoka nuk mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen
GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.
Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai shprehet se Irena Gjoka nuk e mohoi dënimin për shkeljen e zonën Shengen dhe shton më tej se kërkesën për përjashtimin e saj ia kanë qepur në pallto e do ia qepin edhe në kostumin veror.
“Sot kemi marrë një kopje të vendimit të kësaj gjykatë për rrëzimin e kërkesës tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në bazë të ligjit kjo gjyqtare ka bërë një relacion dhe është interesant fakti që në relacionin e saj nuk e konteston ekzistencën e faktit se ajo është dënuar nga Gjykata Administrative me ndalimin në zonën Shengen, por thotë që pretendimet e mbrojtjes nuk hyjnë në shkaqet që sjellin përjashtimin tim. Gjykata thotë se kjo gjykatë nuk është kompetente për të gjykuar mbarimin ose jo të mandatit. Këto janë teknikalitete. Ata nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes, qoftë për përjashtim qoftë për marrjen e provave. Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto do ja qepim edhe në këtë kostumin veror”.- tha Gjokutaj.