Connect with us

Kosova

Gjueti me shtrigat/ Profesori zbardh planet e Vuçiç pas kërkesës për Asociacion në takimin me Sorensen

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u takua para pak ditesh në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Përmes një postimi, Sorensen ka njoftuar se ka dëgjuar pikëpamjet e tij dhe kryeministrit lbin Kurti mbi hapat e ardhshëm në dialog, kurse Vucic ripërsëriti se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim ka folur profesori Enver Bytyçi.

“Peter Sorensen duhet që të përcaktojë diagnozën. Diplomati danez është “mjek” i ri, që ka marrë përsipër të shërojë të sëmurin e Ballkanit, në këtë rast Serbinë, sepse Kosova nuk është aspak e sëmurë. Si i tillë ai duhet të ekzaminojë diagnozën e sëmundjes serbe. Dhe unë besoj se kjo vizitë ka pikërisht këtë qëllim” – deklaroi Bytyçi, sipas te cilit siptomat e sëmundjes serbe jane për ekspansion, territore dhe sundim jo vetëm në vendet ish-Jugosllave, por edhe më gjerë.

“Sëmundja e sundimit dhe hegjemonisë serbe rezulton deri më sot si sëmundja më e gjatë, më serioze, që ka shkaktuar drama dhe tragjedi te popujt e tjerë joserbë, por edhe te vetë serbët. Në Beograd nuk duan ende ta pronojnë faktin se ata janë të sëmurë, ndersa nuk pranojnë se kanë kryer dhunë e genocid, sidomos kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve”, u shpreh profesori, sipas te cilit Vuçiq ka qenë gjithmonë konsekuent në politikën e tij të mashtrimit

“ Aleksandër Vuçiq vazhdoi edhe në bisedimet me Peter Sorensen lojën e vazhdueshme të “viktimës”, lojë e cila është e ideuar dhe e ngjizur në të gjitha memorandumet shtetërore dhe akademike të Serbisë. Fantazia njerëzore nuk e ka shpikur nga hiçi fabulën e ujkut dhe qengjit. Natyrisht që kjo gjë pritej. Vuçiq ka qenë gjithmonë konsekuent në politikën e tij të mashtrimit dhe madje ia ka arritur që të përfitojë për vendin e tij nga kjo politikë” – theksoi analisti i njohur

Advertisement