Kosova
Gjuriç ANKOHET: Nuk mund të jemi të kënaqur me reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Kurtit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se nuk mund të jemi të kënaqur me reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj Albin Kurtit, por edhe se Beogradi po ndërton një lloj blloku të ri politik që është i interesuar për bashkëpunim me Serbinë.
Gjuriq, duke iu referua seancës së fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tha se “Për Serbinë, çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm. Deri në 70 për qind të mallrave tona shkojnë në BE. Rezultatet fenomenale ekonomike që kemi arritur nuk do të ishin të mundshme pa marrëdhënie të mira me vendet e BE-së”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë shtoi se “Nuk duhet të nënvlerësojmë aktivitetin propagandistik të regjimit të Albin Kurtit”
Kur është fjala për masat e Serbisë për Kosovën dhe për çfare mund të shpresojnë serbët nga Kosova, ai tha se asnjëherë nuk mund të jetë i kënaqur me pozitën e serbëve në Kosovë në rrethanat kur nuk ekzistojnë as transaksione pagese dhe as shkëmbime normale ekonomike.
“Do të shohim nëse diçka do të ndryshojë për Cefta-n, por unë jam skeptic” – theksoi Gjuriç
I pyetur se çfarë do të thotë marrëveshja e nënshkruar për energjinë me SHBA-në, pasi që marrëdhëniet me Amerikën kanë vazhduar të shkrihen, Gjuriq deklaroi se është e një rëndësie strategjike për Serbinë që të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në.
Kur është fjala për reagimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Gjuriq tha se Beogradi nuk mund të jetë i kënaqur.
“Ne gjithmonë kërkojmë më shumë dhe nuk mund të jemi të kënaqur me reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Albin Kurtit. Duhet të dimë se do të thotë shumë që ne vazhdojmë të krijojmë një masë kritike të njerëzve që na mbështesin” – potencoi Gjuriç dhe shtoi se politika e pavarësisë është politika më e vështirë.
“Nëse presidenti i Serbisë nuk do ta ngrinte zërin, askush në botë nuk do të na dëgjonte për Kosoven”, theksoi Gjuriq