Connect with us

Rajon

Gjuriç: Janë orët e fundit të ndërmerrni veprime kundër Kurtit

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar për situatën në Veriun e Kosovës, duke mbajtur përgjegjës kryeministrin e Kosovës.

Ai ka thënë se “Albin Kurti është personalisht përgjegjës për gjakun e derdhur sot në veri të Kosovës”.

Më tutje, Gjuric ka thënë se kanë ardhur orët e fundit që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë veprime vendimtare kundër agjendës destruktive të Albin Kurtit.

“Ne kemi dhënë alarmin për muaj të tërë dhe tani është thelbësore të parandalojmë konflikte të mëtejshme dhe të mbrojmë jetë të pafajshme. Bërja e një syri qorr ndaj situatës nuk është një opsion” – ka shkruar Gjuriq

Advertisement